Nën udhëheqjen e Kryesueses Arbënesha Kuqi sot Kuvendi i Komunës së Gjakovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini në fjalën e tij para të pranishmeve tha se “Epopeja e UCK-se dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ia ka dëshmuar botës mbarë se populli i Kosovës lufton me çdo çmim për lirinë e atdheut. Andaj, ne, përveç se e kemi obligim t’i nderojmë të rënët për liri, duhet të punojmë për të ardhmen e vendit tonë, me misionin për ta bërë këtë vend të dashur për njerëzit që jetojnë.”
Ndërkaq, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës znj. Arbënesha Kuqi, tha se datat 5, 6, dhe 7 mars të vitit 1998 vulosën lirinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës, e meritorët e saj duhet duhet nderuar përjetësisht.
Fjalë rasti patën edhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvendin te Komunës, të cilët po ashtu ngritën lartë sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve dhe martirëve të lirisë së vendit tonë.
Kjo seancë solemne u përmbyll me homazhe tek lapidari “Shokët e Lirisë”.