Telegrafi

Kuvendi i Komunës në Ferizaj, vendosi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objekteve të institucioneve parashkollore

Kuvendi i Komunës në Ferizaj, vendosi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objekteve të institucioneve parashkollore

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, të premten, ka vazhduar me një varg pika të rendit të ditës. Në këtë mbledhje drejtori i drejtorisë së arsimit Afrim Llabjani, ka bëre propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objektive të institucioneve parashkollore. Drejtori Llabjani ka thënë se parashihen që pesë institucione arsimore në shfrytëzim afatshkurtër në mënyrë që këto kopshte të funksionalizohen.

Pjesë e kësaj mbledhje ishin edhe një grup i nënave dhe edukatorëve të kopshtit “Engjujt” ku nga afër pan punimet e kësaj mbledhje.

“Anëtarët e Kuvendit të Komunës, patën propozime të ndryshme sa i përket dhënies në shfrytëzim të këtyre objekteve, dhe në fund me votat e pozitës, ky vendim u aprovua dhe u vendos që institucionet parashkollore të jepen në shfrytëzim për pesë vite. Gjatë votimit të kësaj pike anëtarët e opozitës kanë lëshuar sallën”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Një ditë më parë pati reagime të ashpra nga shoqëria civile “Avonet” lidhur me këtë propozim vendim duke kërkuar nga anëtarët e Kuvendit ta kundërshtojnë atë.

Lexo edhe:  https://telegrafi.com/avonet-kerkon-nga-kuvendaret-ta-kundershtojne-dhenien-ne-shfrytezim-te-cerdheve-publike/

/Telegrafi/