Gjatë ditës së sotme, Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2025.
Kjo mbledhje është mbajtur nën udhëheqjen e kryesueses së Kuvendit Komanal, Adelina Spahiu, shkruan Telegrafi.
Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: miratimi i rendit të ditës, shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shqyrtimi i raportit financiar përfundimtar për vitin 2024 dhe betimi i anëtarit të ri, Azem Gashi.
Bëhet e ditur se Kuvendi Komunal i Skenderajt ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. /Telegrafi/