Site icon Telegrafi

Kuvendi Komunal i Skenderajt mban mbledhjen e fundit për këtë vit, miratohen disa pika të rendit të ditës

Pamje nga mbajtja e mbledhjes

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit.

Kjo mbledhje u udhëhoq nga kryesuesja e këtij kuvendi, Adelina Spahiu, shkruan Telegrafi.

Në mbledhje janë shqyrtuar dhe diskutuar këto pika të rendit të ditës: Plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2025, plani i Punës së Ekzekutivit për vitin 2025, propozim-vendim për miratim të vendimit paraprak mbi publikimin e listës së pronave të paluajtshme për vitin 2025 dhe raporti përfundim i Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve, të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Bëhet e ditur se të gjitha këto pika të rendit të ditës janë miratuar.

Pamje nga mbajtja e mbledhjes

“Pas pyetjeve në pikat e caktuara të rendit të ditës, dhe pas përgjigjeve nga kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtorët respektivë, anëtarët e Kuvendit i kanë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version