Gjatë ditës së sotme, Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancën e rregullt.
Kjo seancë u mbajt nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitoruesit e OSBE-së, shkruan Telegrafi.
“Në këtë seancë janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës; informatë nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, rreth procesit të legalizimit, lejeve ndërtimore për vitin e tanishëm dhe lejeve mjedisore, si dhe lista rezervë me emra për emërtim të rrugëve në Komunën e Skenderajt”, thuhet në njoftim.
Pas pyetjeve nga ana e asamblistëve dhe përgjigjeve nga drejtori i Urbanizmit, Driton Mulaj, Kuvendi i ka miratuar dy pikat e rendit të ditës. /Telegrafi/