Site icon Telegrafi

Kuvendi i Dragashit me shumicë votash miraton vendimet në seancën e parë të vitit 2025

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka mbajtur seancën e parë për vitin 2025, me ç’rast anëtarët me shumicë votash kanë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Sipas njoftimit të Komunës së Dragashit në rend dite kanë qenë pikat, si në vijim:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Anulimi i Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës ZK Dragash P-70604014-00099-1 me pronën e përbashkët të z.Amir (Ahmet) Jamini, z.Asad (Ahmet) Jamini, Rehjan (Omer) Jamini dhe Nerkes (Omer) Jamini, prona me numër të parcelës P-70604014 – 00827 – 2 ZK Dragash;

Raporti Financiar tetor-dhjetor 2024 (tremujori i katërt i vitit 2024);

Raporti Financiar për vitin 2024;

Raporti i Punës së Kuvendit për vitin 2024 dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2025;

Raporti i Punës i KKSB-së për vitin 2024 dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2025; dhe

Eventuale.

“Të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës u miratuan me shumicë votash nga asambleistët. Ndërkaq në pikën eventuale, pyetjeve të asambleistëve iu përgjigj kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit. /Telegrafi/

Exit mobile version