Site icon Telegrafi

Kuvendi dështon t’i miratojë masat emergjente për furnizim me energji elektrike

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës, në mungesë të kuorumit ka dështuar t’i miratojë masat emergjente për furnizimin e energjisë.

Vetëm 52 deputetë kanë votuar pro këtij vendimi, ndërsa deputetët nga opozita nuk kanë votuar fare, duke u përmbajtur nga votimi.

Kuvendi po vazhdon punimet e seancës së sotme plenare me pikat e tjera në rend të ditës.

Më 11 janar Qeveria e Kosovës kishte miratuar masat emergjente për furnizim me energji elektrike, që ndër të tjera ndalon përdorimin e rrymës për kriptovaluta.

Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se duke marrë parasysh që gjendja aktuale e furnizimit me rrymë mund të përkeqësohet dhe çmimet për import të energjisë mund të shënojnë ngritje, Ministria e Ekonomisë ka propozuar masat emergjente.

“Duke marrë parasysh që gjendja aktuale mund të përkeqësohet dhe çmimet për import të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muaji dhe në vijim, ME ka propozuar masat emergjente për furnizim me energji”, ishte shprehur Kurti, njofton Telegrafi.

Exit mobile version