Site icon Telegrafi

Kushtoni kujdes: Përse refuzoheni në takimin e parë, por që nuk është dukja fizike!

Për t’i lënë përshtypje të forta gjinisë së kundërt në takimin e parë kushtoni kujdes këtyre gjërave, këshillojnë shkencëtarët.

Në takimin e parë më së shumti refuzoheni për shkak të aromës së pakëndshme të trupit dhe erës së pakëndshme e personit tjetër, thonë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

Kur bëheni gati për takimin e parë, me siguri mendoni se çfarë të vishni, si t’i rregulloni flokët dhe cilat atribute fizike t’i theksoni.

Mirëpo, studimi të cilin e ka bërë ekipi amerikan i shkencëtarëve, ka treguar që disa gjëra të tjera janë më të rëndësishme.

Ata kanë konstatuar që në takimin e parë më së shumti refuzoheni për shkak të aromës së pakëndshme të trupit dhe erës së pakëndshme të personit tjetër. Madje 38 për qind e të intervistuarve janë përgjigjur që gjatë asaj kohe i pengojnë edhe sharjet e partnerit potencial.

“Njerëzit së tepërmi fokusohen në dukjen e jashtme, çfarë frizure të bëjnë ose çfarë të veshin dhe harrojnë që higjiena, mirësjellja dhe sinqeriteti kanë rëndësi shumë më të madhe”, thotë psikologia Dona Doson, udhëheqëse e hulumtimit.

“Pra, nëse dëshironi që te dikush të lini përshtypje të mirë, më mirë kujdesuni për pastërtinë”, këshillon ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version