Rezultatet e publikuara në revistën “Journal of Nutrition Education and Behavior” kanë treguar se kushtet e mira të punës nënkuptonin edhe ushqim më të shpeshtë shtëpiak dhe me familjen, zgjedhje të ushqimeve kualitative dhe kalimin më të rrallë të vakteve.
Po ashtu, është vërtetuar se baballarët të cilët punojnë me orar të zgjatur shpesh porositin ushqim të gatshëm dhe hanë derisa punojnë, ndërsa nënat në situatë të ngjashme, shpesh nuk hanë duke i kaluar vaktet.