David Alaba është duke kërkuar një pako rroge në vlerë prej 20 milionë eurosh, në mënyrë që ta nënshkruajë kontratën e re me Bayern Munichun – raporton Sport 1.
Bavarezët duan që t’ia zgjasin qëndrimin futbollistit austriak, i cili ka kontratë deri në vitin 2021.
Mirëpo, qendërmbrojtësi mendon se duhet të vlerësohet njësoj sikur yjet tjera të skuadrës, si Robert Lewandowski, Manuel Neuer e Thomas Muller.
Në rast se Bayerni i pranon kushtet e Alabas, ai do të bëhet mbrojtësi më i paguar në Evropë, para Sergio Ramosit, i cili paguhet 12 milionë euro në sezon te Real Madridi.
28-vjeçari është pjesë e kampionit gjerman që nga viti 2008, kur e kishte filluar në Akademi dhe më pas në ekipin e parë. Në vitin 2011, ai ishte huazuar te Hoffenheimi dhe pastaj u kthyer për t’u bërë lojtar kyç në skuadër. /Telegrafi/