Telegrafi

Kushëriri i pronarit të Cityt po e blen Newcastle Unitedin

Mike Ashley është pajtuar ta shesë Newcastle Unitedin për 397 milionë euro te kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour.

SunSport mëson se kontratat janë nënshkruar para pak ditësh në mes të Ashleyt dhe miliarderit Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan.

Ai është një anëtar i familjes mbretërore nga Abu Dhabi, ndërsa në vitin e kaluar kishin dështuar ta merrnin Liverpoolin për dy miliardë euro.

Newcastle ka disa vite që është duke kaluar nëpër një formë të dobët, andaj Ashley ka vendosur ta shesë atë te sheiku nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pronari aktual i skuadrës angleze ka 12 vjet që është pronar i klubit, por pasi ka pranuar ofertën prej 397 milionë euro, ka vendosur ta shesë atë.

Lexo po ashtu Pronarët e PSG-së duan ta blejnë klubin nga Anglia, Leeds United

Ashley e kishte vënë klubin në shitje edhe në vitin 2008, mirëpo nuk kishte pranuar oferta të larta për tri herë me radhë deri tani kur sheikët bënë ofertën e majme. /Telegrafi/