Faqja e internetit “Cheatterville” jo shumë moti e ka bërë një anketë me përdoruesit e saj, për ta kuptuar nëse ngjyra e flokëve dhe tradhtia kanë diçka të përbashkët.
Në bazë të rezultateve që ata kishin marrë – ngjyra e flokëve me të vërtetë luan rol të rëndësishëm!
Hulumtimi sugjeron se më së shumti në botë tradhtojnë biondinat, ndërsa për sa u përket meshkujve – aventurierët kryesorë janë ata me flokë ezmere, transmeton Telegrafi.
Nëse shikojmë shifrat e studimit 43% e femrave të pabesa janë bionde, përcillen zeshkanet me 23%.
Meshkujt më të pabesë janë ata me flokë ezmere (40%); pastaj ata me flokë ngjyrë të zezë (23%), ndërsa më pak tradhtarë janë biondët me (20%) si dhe flokëkuqit me (5%).
Marrë parasysh se flokët e thinjur, parukat, tullacët, ngjyrosja e flokëve dhe faktorë të tjerë nuk ishin marrë në konsideratë, ky studim mund të merret me rezerva. /Telegrafi/