Telegrafi

Kush tjetër përveç Kylian Mbappe, francezi kalon në epërsi PSG-në përballë Bayern Munich

PSG është në epërsi ndaj Bayern Munich si mysafir me rezultat 1-0.

Goli u shënua që në minutën e tretë të takimit, ku një aksion i bukur mes Neymar e Mbappe u kthye në gol.

Francezi arriti ta mposht portierin Manuel Neuer me një gjuajtje nga brenda zonës.

 

Pikërisht këto dy klube ishin takuar në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin  shkuar. /Telegrafi/