Site icon Telegrafi

“Kush të duket vetja, Lionel Messi?”

Krisja mes Neymarit dhe Edinson Cavanit nuk ka nisur në ndeshjen me Lyonin, por në ditën e parë që braziliani shkeli në dhomat e zhveshjes.

Është gazeta spanjolle El Pais, që ka zbuluar rastin se si ka ndodhur krisja mes dyshes që në ditët e parë kur Neymar u njoftua me shokët e rinj të skuadrës.

“Kush të duket vetja, Messi?”, ka qenë shakaja e Edinson Cavanit, të cilën paska se ka pëlqyer Neymar.

Që nga ky moment, dyshja sulmuese kanë komunikuar shumë pak ose aspak me njëri-tjetrin.

E kulmi i mosmarrëveshjeve erdhi kur Neymar dhe Cavani u kacafytën me fjalë për gjuajtjen e penalltive dhe goditjeve të dënimit.

Sipas gazetës spanjolle pjesa më e madhe e ekipit nuk është e kënaqur me sjelljet e yllit brazilian.

Lexo po ashtu Fotoja që dëshmon që ende nuk ka paqe mes Neymarit dhe Cavanit

E gjithë kjo pasi me të ardhur Neymar, kryesia e klubit ka vënë në shitje tetë yje, dy prej të cilëve u larguan menjëherë.

I pari i klubi, Al Khelaifi, kishte telefonuar menaxherët e lojtarëve që të kërkojnë në një klub të ri. Shkaku ishte shuma e harxhuar për lojtarin, 222 milionë euro.

Lexo po ashtu PSG i ofron bonuse Cavanit për t’ia lënë penalltitë Neymarit, uruguaiani i refuzon

Lojtarët që mund të largohen në janar dhe më së largu gjatë verës janë Angel Di Maria, Javier Pastore, Lucas Moura, Julian Draxler, Hatem Ben Arfa, dhe Thiago Silva.

Serge Aurier dhe Balise Matuidi janë larguar në këtë afat. /Telegrafi/

Exit mobile version