Kampionati spanjoll është një ndër tërheqësit më botë, natyrisht për shkak të Barcelonës, Realit e Atleticos, që prej vitesh po luajnë një kampionat më vete, duke luftuar për trofe brenda e jashtë Spanje.
Megjithatë, një pjesë e madhe e klubeve të La Ligas ka probleme të mëdha financiare dhe rrit ndjeshëm çmimet e biletave, ndaj për pasojë nuk mbush dot stadiumet.
Një gjë e tillë përbën problem të madh për La Ligan, që synon ta shpërndajë markën e vet në gjithë botën për të rritur të ardhurat nga të drejtat televizive.
Kjo ka bërë që drejtuesit e La Ligas të mendojnë një zgjidhje të re për të ulur çmimet e biletave dhe afruar njerëzit në stadiume.
Çdo klub që nuk mbush stadiumin në ndeshjet shtëpiake mbi 75% të kapacitetit, do të gjobitet në mënyrë progresive, ndërsa për ato klube që do të kenë 50% të biletave të pashitura, gjoba do të dyfishohet.
Duhet kujtuar se Liga Premier është kampionati me mesataren më të lartë të shikuesve në Evropë (shet 96% të biletave), ndjekur nga Bundesliga (93,1%), La Liga (71,9%) e Ligue 1 (70%), ndërsa Seria A është në gjendje skandaloze, me vetëm 54,1%.