Sonte u luajtën 18 ndeshjet e fundit në një mbrëmje emocionuese nga e cila tashmë kanë dalë tetë skuadrat që kalojnë direkt në fazën e 16-të dhe 16 të tjerat që do të duhet të luajnë në nokaut.
Shorti do të hidhet pasnesër (e premte, 31 janar) nga ora 12:00, ku do të mësohen çiftet e noukautit, ndërsa edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off.
Monaco ose Brest do të luajnë kundër Paris Saint-Germain ose Benfica (për të fituar të drejtën për të luajtur me Liverpoolin ose Barcelonën)
Sporting Lisbon ose Club Brugge kundër Atalanta ose Borussia Dortmund (për të fituar të drejtën për të luajtur ndaj Lille ose Aston Villa)
Celtic ose Manchester City kundër Real Madrid ose Bayern Munich (për të fituar të drejtën për të luajtur Atletico Madrid ose Bayer Leverkusen)
Feyenoord ose Juventus kundër AC Milan ose PSV Eindhoven (për të fituar të drejtën për të luajtur ndaj Arsenal ose Inter )
/Telegrafi/