Ushtria amerikane në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë, 24 orë para skadimit të afatit – është tërhequr nga Afganistani.
Me largimin e ushtarit të fundit amerikan me aeroplanin transportues C-17, i është dhënë fund kapitullit të luftës 20-vjeçare, transmeton Telegrafi.
E disa orë pas largimit të amerikanëve nga zona dikur e mbyllur, kanë arritur talebanët, por plotësisht e kundërta e atyre që deri më tani i kemi parë nëpër filmime, me pantallona më të shkurtër dhe me sandale.
https://twitter.com/TalibanSoldiers/status/1432630230288531463?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1432630230288531463%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3758073%2Fko-su-specijalci-brigade-badri-313-pretorijanska-garda-talibana-komandosi-ili-propagandni-mit-zasto-svi-pricaju-o-njima-video
Ata ishin krejt e kundërta. Mjekra të shkurtra, rroba ushtarake të kamufluara, helmeta, jelekë antiplumb dhe shiheshin që kanë rroba të njësive speciale.
Për dallim nga talebanët që jemi mësuar t’i shohim, ata janë plotësisht e kundërta. Emri i tyre është Njësia “Bari 313”, elitë mbi elitë, e prej se talebanët po shëtitën nëpër Kabul, mund të shihen rreth liderëve të tyre, por edhe në afërsi të aeroportit nga të cilit nuk ishin edhe aq larg marinsat amerikanë.
Several Taliban leaders enter #KabulAirport with 313 Badri Unit, inspect airport, brief media pic.twitter.com/oejdN5gsNb
— Ejaz (@Ejaz09950567) August 31, 2021
Kush është njësia Badri 313, kush janë ata dhe si u bënë pjesa më e ekspozuar e propagandës talebane. Në fakt mund të thuhet se ata janë Garda Pretoriane e “mushkave afganë”.
Edhe pse pretendohet se njësia ka forcën e një regjimenti, doli të jetë sipas të dhënave të inteligjencës, se bëhet fjalë për një njësi të rangut të një brigade. Talebanët thonë se është e ardhmja e organizimit ushtarak dhe fillimi i forcave të reja të sigurisë, që do të formohen pas pushtimit dhe marrjes së pushtetit në Afganistan.
Për dallim nga hera e kaluar kur iniciativën e morën komandantët lokalë, kësaj radhe Bari 313 u nis në formimin e një organizate ushtarake me një komandant dhe njësi që do të jenë të gatshme për koordinim, të afta për veprim, e jo sikurse 20 vite më parë që thjesht suleshin pa ndonjë strategji.
Duket se talebanët e kanë kuptuar përparësinë e mënyrës amerikane të luftuarit dhe stërvitjes dhe menaxhimit ushtarak, “Efikasitet-Metodë dhe Mjete”.
Brigada Badri 313 ka marrë emrin nga një betejë e zhvilluar 1.400 vite më parë te Bedri, ku profeti Muhamed mundi armiqtë e tij me vetëm 313 ushtarë.
https://twitter.com/saeed_ahrar/status/1432551044530294788?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1432551044530294788%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3758073%2Fko-su-specijalci-brigade-badri-313-pretorijanska-garda-talibana-komandosi-ili-propagandni-mit-zasto-svi-pricaju-o-njima-video
Natyrisht se tani shtrohet pyetja se kush mund të jetë pjesë e Brigadës Badri 313. Kushti i parë është gatishmëria për të torturuar, pasi të gjithë pjesëtarët e kësaj njësie janë të prirur për të torturuar. Më pas pason, përgatitja fizike, psikike dhe stabiliteti i tyre mendor. Vlerësohet se brigada Badri 313 ka rreth 5.000 luftëtarë. Kandidati i ardhshëm përpos besimit dhe torturimit, do t’i kalojë edhe një sërë testesh psiko-fizike dhe mënyrat e taktikat e luftimit si në terrene malore ashtu në ato urbane.
Uniformat që kjo brigadë i përdorë, e sipas të dhënave të deritanishme janë të ndryshme, e disa konsiderojnë se është edhe ajo që dikur përdorej nga ushtria amerikane. Nga jelekët antiplumb e deri te helmetat që i ka lënë nëpër baza ushtria amerikane, tashmë do të përdoren nga pjesëtarët e kësaj njësie.
https://twitter.com/AfghanEnglish_/status/1430514967602728970?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1430514967602728970%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3758073%2Fko-su-specijalci-brigade-badri-313-pretorijanska-garda-talibana-komandosi-ili-propagandni-mit-zasto-svi-pricaju-o-njima-video
Brigada Badria përdor të gjithë llojet e armëve – nga kallashnikovi AK-47, 5,56 mm e deri M-16, G-36, e ato më moderne M-4 që ua ka lënë ushtria amerikane derisa është larguar nga Afganistani.
Si mjet transporti përdorin pick-up të ndryshëm deri të ata Humvee dhe helikopterët UH-60 Black Haëk, MD-350 dhe Mi-17V5. E nga rënia e caeroportit të Kandahirt, ata tani kanë në pronësi edhe gjashtë fluturake pa pilot Scaneagle. Siç mund të shihet nga fotografitë kanë dylbi për vëzhgim gjatë natës. /Telegrafi/