Site icon Telegrafi

Kush janë më të mençur, femrat apo meshkujt?

James R. Flynn kishte analizuar të dhënat nga Evropa Perëndimore, Amerika, Kanada, Zelanda e Re, Argjentina dhe Estonia, me ç’rast kishte ardhur në përfundim se për të parën herë në 100 vjet, femrat në testin e inteligjencës kishin arritur rezultatet më të mira se sa meshkujt. Jo shumë moti, rezultatet e femrave për 5 për qind ishin më të dobëta se ato të meshkujve.

Gjatë dekadës së fundit, si meshkujt, po ashtu edhe femrat kanë rezultatet më të mira, për IQ e femrave ka pasur një rritje dramatike.

Flynn beson se obligimet, të cilat jeta moderne i kushtëzon, me të cilin femra duhet të ekuilibroj ë punën dhe familjen janë përgjegjës për të gjitha rezultatet. Mundësia tjetër është se femrat kanë potencial më të madh të inteligjencës. /Telegrafi/

Exit mobile version