Site icon Telegrafi

Kush janë katër yjet kryesorë që po e dërgojnë RB Leipzigun në majë të Bundeligas? (Foto)

Pas fitores së sotme si mysafir i Freiburgut (3-1) ata tani kanë 30 pikë, gjashtë më shumë se Bayern Munich.

Në fillim nuk i morën seriozisht, por tani qasja ndaj tyre do të ndryshojë.

RB Leipzig po kthehet në një Leicister të Gjermanisë.

Willi Orban, Naby Keita, Emil Forsberg e Timo Werner janë katër lojtarët që po shkëlqejnë me fanellën e demave.

Lexo po ashtu RB Leipzig skuadër rekordesh, këto janë çmenduritë që arritën sot

Ata mund të jenë edhe emrat më të kërkuar të afatit kalimtar të janarit.

Por për t’i njohur ju më mirë Telegrafi ua sjell profilin e secilit nga këta katër lojtarë.

Willi Orban

Qendërmbrojtësi Orban është njëri nga te mbrojtësit më të saktë në Bundesliga deri tani.  Orban është kapiten i skuadrës.

Ai është edhe njëri nga mbrojtësit që ka fituar më shumë duele në kampionat, gjithsej (70). Vetëm Mats Hummels ka më shumë.

Goli i tij i parë erdhi me Leverkusenin.

Ai po kërkohet me ngul nga Liverpooli i Jurgen Klopp. Ai është objektivi kryesor i gjermani për janar.

Kapiteni Orban, mbrojtës i hekurt

Naby Keita

Keita është njëri nga mesfushorët më premtues në Evropë. Ai ka çmendur të gjithë me paraqitet e tij këtë sezon.

Shumë janë duke e krahasuar me N’Golo Kante  për aftësitë e ngjashme të tyre.

Edhe me statistika qëndron jashtëzakonisht mirë.

Ai përshtatet mirë si në fazën mbrojtëse edhe në atë sulmuese.

Leicesteri kanë qenë të lidhur me lojtarin, por dhe Arsenal dhe Liverpool e duan që në janar.

Kante i Bundesligës

Emil Forsberg

Forsberg është zemra dhe truri i skuadrës lidere të Bundeligës.

Gol dhe asistim me Leverkusenin, dy asistime me Freiburgun.

Asnjë lojtarë nuk ka dhënë më shumë asistime se Emil Forsberg, gjithsej 7, në top pesë ligat më të mëdha në Evropë. Ai ka shënuar katër gola.

Liverpool, përsëri i interesuar për një lojtar të RB Leipzig. Por edhe Jose Mourinho është i interesuar që ta jap Henrikh Mkhitaryanin për ta marr lojtari si 10-sh te Manchester United.

Forsberg është zemra dhe truri i skuadrës lidere të Bundeligës

Timo Werner

Sulmuesi Timo Werner është vetëm 20 vjeç. Ai erdhi nga Stuttgart pasi kjo skuadër ra nga liga.

Ai ka luajtur me të gjitha moshat e Gjermanisë.

Këtë sezon ka shënuar 6 gola në kampionat. Asnjë sulmues U-21 nuk ka shënuar në shumë në Evropë në këtë moshë në top pesë ligat.

Edhe për të ka oferta nga Gjermania dhe Anglia. / Telegrafi/

Warner këtë sezon ka shënuar 6 gola.
Exit mobile version