Poezi nga: Aldo Palazzeschi
Përktheu: Faslli Haliti
A jam vallë poet?
Jo, sigurisht.
Pena e shpirtit tim
nuk shkruan, veçse një fjalë të çuditshme,
“çmenduri”
A jam, pra, piktor?
S’ bëhet fjalë.
S’ka veçse një ngjyrë
tavoloca e shpirtit tim:
“melankolinë”.
Muzikant, atëherë?
Aspak.
S’ka veçse një notë
në tastierën e shpirtit tim:
“nostalgjia”.
Jam pra… ç’jam ?
Unë vë një lente
para zemrës sime
për ta parë njerëzit.
Kush jam?
Akrobat i shpirtit tim.