Qoftë për shëndet, punë apo jetën në çift, femrat nuk ua besojnë partnerëve dyshimet dhe dilemat e tyre, por shoqeve të ngushta, dhe nëpërmjet bisedave me to ndihen më të qeta.
Shpesh kur jeta i përball me vështirësi, mbështetja më e mirë është “qarja e halleve” me shoqet, të paktën sipas sondazhit të kryer në Australi nga NewsLifeMedia.
Në sondazhin në fjalë përfshihen 6253 femra, ku 84% e tyre kanë pranuar se i ndajnë shqetësimet me miket e tyre. Ndërkaq 76% e tyre shprehen se edhe ushqimi është burim lumturie.
Natalie Maciter njëra nga drejtueset e sondazhit shprehet se, “Lumturia e femrave lind nga dashuria, siguria, mbështetja, të qenarit bashkë me miqtë familjarët dhe partnerin. Mungesa e lumturisë ndërkohë vjen nga shkaqet ekonomike, politike, lidhjet e papërshtatshme dhe raportet negative. Në mesin e tyre miket kanë rol të pabesueshëm për femrat duke u kthyer burim qetësie dhe janë pikërisht këto të fundit që i ndihmojnë në kapërcimin e problemeve”. /Telegrafi/