Futbolli irakian do ta kujtojë gjatë ditën e djeshme pasi super-talenti Aamar Zidane Iqbal, përfaqësuesi i këtij vendi aziatik, debutoi me fanellën e klubit të famshëm Manchester United.
Zidane Iqbal është një emër që spikati në listën e Manchester United për duelin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Young Boys.
Trajneri Ralf Rangnick e ndryshoi tërësisht skuadrën dhe u dha mundësinë një numri të rinjsh me fanellën e Manchester United, në mes tyre ishte edhe Zidane Iqbal, një mesfushor i lindur në 2003.
Pasi hyri në lojë në fundin e sa, ai u bë lojtari i parë, prindërit e të cilit janë nga Azia Jugore dhe që luajti për United.
#MUFC have named Zidane Iqbal on the bench for their #UCL game against Young Boys, making him the first British South Asian to be in a squad at the club.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 8, 2021
Duke shkruar historinë, ai do të popullarizojë edhe më tej “Djajtë e Kuq” në atë pjesë të botës.
Ai ka lindur në Mançester, por ka vendosur të luajë për kombëtaren e Irakut, prej nga është nëna e tij, pasi babai i tij është nga Pakistani.
Gjëja interesante për Iqbalin është se ai filloi të luante futboll në një nga klubet kur ishte tre vjeç.
Më pas ai bëri hapat e parë në Sale United, një klub lokal në Mançester, por shumë shpejt skuadra e famshme nga “Old Trafford” e pa potencialin e tij dhe e solli në radhët e tyre.
Në moshën nëntë vjeç, ai nënshkroi kontratën e tij të parë me United, sa më shpejt që të ishte e mundur sipas rregulloreve të futbollit anglez.
Që atëherë ai ka kaluar nga të gjitha grupmoshat deri te ekipi i parë në Manchester United. /Telegrafi/