Është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.
Ballkani ka mësuar kundërshtari me të cilin do të përballet në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Kampioni ynë do të takohet me kampionin e Lituanisë, Zalgiris.
Një short shumë i favorshëm për Ballkanin pasi që mund t’i binin përballë klube si Malmo (Suedi), Bodo/Glmit (Norvegji), HJK Helsinki (Finlandë) dhe The New Saints (Uells).
Por kush është Zalgiris dhe sa vlen skuadra e klubit të njohur nga Lituania?
Zalgiris është një nga klubet më të mëdha në Lituani, pasi ka fituar titullin e kampionit nëntë herë. Ata janë 13 herë fitues të Kupës së Lituanisë dhe shtatë herë fitues të Superkupës.
Skuadra aktuale vlen më shumë se sa ajo e Ballkanit në transfermarkt. Zalgiris Vilnius ka vlerë rreth 7 milionë euro, apo thënë saktë 6.93 milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë është Francis Kyeremeh, një mesfushor krahu ku vlera e tij është 775 mijë euro. Klubi bazën kryesore e ka me lojtarë të huajë që vijnë nga shtet të ndryshme.
Aty është edhe një lojtar i njohur për Superligën e Kosovës, malazezi Marko Milickovic, i cili ka mbrojtur ngjyrat e Feronikelit.
Përparësi e lituanëve është se kampionati atje ka filluar, ku janë zhvilluar 14 ndeshje deri më tani, ndërsa mbajnë vendin e dytë me 29 pikë, ku marr tetë fitore, pesë barazime dhe ka vetëm një humbje.
Ballkani do të jetë vendas në ndeshjen e parë. Duelet e para të këtij raundi kualifikues do të luhen më 5/6 korrik, kurse ato të kthimit pas një jave./Telegrafi/