Telegrafi

Kush është Santa Coloma, kundërshtari i Dritës në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve

Drita është kampione e Superligës së Kosovës në futboll dhe kjo ka bërë që të përfaqësojë vendin tonë në Ligën e Kampionëve.

Gjilanasit kanë mësuar edhe kundërshtarin e parë të raundit paraprak që do të mbahet në shtetin e Gjibraltarit.

Bardhekalërit do të takohen me skuadrën nga Andorra, Santa Coloman, e cila është shpallur kampione e vendit të vetë.

Por kush është Santa Coloma dhe cilat janë sukseset më të mëdha në garat evropiane?

Klubi aktualisht luan në Primera Division, dhe është kampioni i tanishëm dhe ekipi më i suksesshëm me njëmbëdhjetë tituj.

Klubi është themeluar në vitin 1986 dhe është një nga anëtarët themelues të Primera Division në vitin 1995.

Lexo po ashtu Mësoni se kur do të luhen ndeshjet

FC Santa Coloma ka dy arritje unike për një ekip andorran në garat evropiane. Është e vetmja skuadër nga Andorra që ka fituar një ndeshje në ndonjë garë evropiane dhe ekipi i vetëm që nuk ka pranuar gol në një ndeshje të një gare evropiane.

Sukseset e klubit në garat evropiane. /Telegrafi/