Site icon Telegrafi

Kush është portieri i parë?

Një shenjë që është gati për të qenë në fushë. Por sipas mediave italiane forma e mirë që po kalon Etrit Berisha, po lëkund trajnerin Stefano Piolin.

Berisha edhe pse portier i dytë ka zhvilluar 18 ndeshje këtë sezon, dy më shumë se Marchetti, i cili ka pësuar disa dëmtime këtë sezon.

Dallimi mes dy gardianëve bëhet edhe te statistikat, pasi me Marchettin janë marrë mesatarisht 1,13 pikë, ndërsa me Berishën 2,10 pikë. Siguria që jep shqiptari po e kthen atë në një preferencë për stafin teknik dhe mund të jetë në fushë edhe këtë fundjavë në kampionat.

Megjithatë asgjë nuk është vendosur, por portierin e Kombëtares mund ta shikojmë të dielën në fushë edhe ndaj Udineses.

Marchetti sapo zgjati kontratën deri në vitin 2019, por natyrisht duhet vlerësuar ajo që jep ai në fushë. Etrit Berisha është i lidhur me Lazion deri në qershor të 2017, por gjithçka mund të ndodhë edhe këtë verë, ku Euro 2016 do të jetë një vitrinë për të gjithë kuqezinjtë.

Exit mobile version