Moussa Diaby është duke shkëlqyer te Bayer Leverkuseni, qysh në sezonin e tij të parë në Bundesligë.
Skuadra gjermane e transferoi sulmuesin anësor nga Paris Saint-Germain në verën e vitit të kaluar për 15 milionë euro.
20-vjeçari që mund të luajë në të dy krahët e sulmit ka kontratë deri në vitin 2024 me ‘Farmacistë’, ndërsa po tregon se ka arritur të përshtate në ligën gjermane.
Diaby ishte pjesë e akademisë së parisienëve, derisa kishte luajtur si i huazuar te skuadra italiane Crotone për dy sezone.
Lojtari më pas u largua nga PSG-ja, në kërkim të një pozicioni standard e që këtë ia ofroi Bayer Leverkuseni.
Në fitoren e skuadrës së tij 3-0 ndaj Dusseldorfit, talenti ka luajtur për 70 minuta, derisa regjistroi një shpejtësi befasuese.
35.95 km/h është shpejtësia e tij që e e ka arritur kundër kundërshtarit të Leverkusenit, duke u bërë lojtari i dytë më i shpejtë në histori të Bundesligës.
Kujtojmë se rekordin në ligën gjermane e mban Achraf Hakimi i Real Madridit që është në huazim te Borussia Dortmundi.
Mbrojtësi maroken vendosi këtë rekord në ndeshjen ndaj Rasenball Sport Leipzig, duke vrapuar me një shpejtësi prej 36.2 km/h. /Telegrafi/
Moussa Diaby hit a top speed of 35.95 km/h in #B04F95 – the second highest speed in Bundesliga history! pic.twitter.com/4xiHIKZEBn
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) January 29, 2020