Telegrafi

Kush është Mislav Orsic, futbollisti që e la zgjuar tërë natën Zagrebin: Ka luajtur në Itali dhe Azi, vetëm pasi kaloi te Dinamo e fitoi Kroacia

Mesfushori Mislav Orsic natën e kaluar udhëhoqi Dinamo Zagrebin, me një het-trik drejt fitores ndaj një klubi prestigjioz siç është Tottenham i Jose Mourinhos nga Liga e Evropës.

Ndeshja e parë u mbyll 2-0 në favor të Tottenham, por në Zagreb rezultati u përmbys, dhe në kohën shtesë, në minutën e 106-të, Orsic shënoi golin vendimtar për kualifikimin në çerekfinale.

Por kush është Mislav Orsic. Ai ka lindur në Zagreb më 29 dhjetor 1992, ai është mesfushor nën kontratë me Dinamo Zagrebin.

Ai e nisi karrierën e tij në atdhe te Inter Zapresic ku luajti tre sezone, para se të kalonte te Spezia. Në Serie B ai kishte pak hapësirë duke luajtur në vetëm 9 ndeshje.

Ai shkon shkurtimisht te Celje në Slloveni, para se ta nis karrierën e tij në Azi.

Fillimisht kalon në Korenë e Jugut, te Jeonnam Dragons, ku regjistroi 44 paraqitje dhe shënoi 12 gola atje.

Pastaj ai lëviz në Kinë te Changchun Yatai, por gjërat nuk shkuan shumë mirë (14 ndeshje të luajtura dhe 2 gola), ku u kthye në Kore te Ulsan Hyundai. Në 52 ndeshje ai shënoi 14 gola.

Në vitin 2018 i hapet mundësia për të shkuar te Dinamo Zagreb, ekipi i qytetit dhe zemrës së tij.

Në këtë skuadër ai së shpejti u bë një nga lojtarët kryesor, duke u thyer në qendër të projektit për tre vjet, ku gjithashtu ai mori thirrje nga Kroacia.

Me fanellën e ekipit kombëtar ai ishte paraqitur me U-18, U-19, U-20 dhe U-21.

Orsic po përjeton shpërthimin e tij,  pasi u ftua në kombëtare vetë pas vendit të dytë në Kupën e Botës 2018: në fakt, në vitin 2019 ai luajti ndeshjen e tij të parë.

Por mbrëmë ai bëri një hap të mrekullueshëm në karrierën e tij, të gjithë panë golat dhe arritjet e tij, madje edhe Jose Mourinho, trajneri kundërshtar, që hyri në dhomën e zhveshjes së kroatëve për t’i duartrokitur.

Het-trikët  nuk janë asgjë e re për Orsic, pasi ai shënoi një të tillë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2019-20 kundër Atalantas, në fitoren 4-0 të fazës së grupeve.

Tani radhën të luajë përballë numrit 99, Mislav Orsic e ka Villarreali, pasi shorti i ka vendosur përballë në çerekfinale. /Telegrafi/