Telegrafi

Kush është kualifikuar nga Evropa në Katar 2022 dhe kush do të luajë në play-off?

Për në Katar tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen 10 kombëtare nga Evropa.

Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Kroacia, Anglia, Serbia, Holanda dhe Gjermania janë kujdesur që ta kenë emrin në mesin e 32 topave në shortin e 1 prillit 2022 në Doha.

Këto të dhjeta do të jenë në Katar, kur Kupa e Botës të nisë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Këto kombëtare kanë kapërcyer sitën e parë në kontinentin e vjetër, duke hequr qafe rrugën e mprehtë të play-offit.

Por nga play-offi do të jenë edhe tre vende nga Evropa që do të luajnë në Botërorin e ardhshëm, me ndeshjet që zhvillohen në mars.

Janë plot 12 kombëtare që do të luajnë mes vete. Portugalia, Italia, Polonia, Suedi, Uells, Austri, Republika Çeke, Rusia, Skocia, Ukraina, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

Por play-offi është shumë i vështirë.

12 skuadrat do të jenë të ndarë në tre grupe, ku fituesi i grupit kalon tutje. Ndeshjet do të jenë gjysmëfinale dhe finale me nga një ndeshje. /Telegrafi/