Roma ka emëruar Lina Souloukou si CEO të re të klubit pas largimit të fundit të Pietro Berardit, ka konfirmuar klubi.
Grekja u bë kështu shefe e ri i Jose Mourinhos, që në këtë sezon po tregojnë formë të mirë si në kampionat, ashtu edhe në Evropë.
“Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Lina Souloukou është emëruar si Kryeshefe e re Ekzekutive dhe Drejtore e Përgjithshme e klubit. Lina do të marrë detyrën e saj menjëherë, pas kryerjes së formaliteteve të nevojshme”, ka njoftuar klubi i Romës.
🤝 L’#ASRoma è lieta di annunciare che Lina Souloukou è stata nominata nuova Chief Executive Officer & General Manager del Club
Leggi di più https://t.co/7jh4uiw78o pic.twitter.com/4VQhuMmPNS
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 18, 2023
Pas studimeve për drejtësi me specializim në drejtësi sportive, Souloukou filloi karrierën e saj në futboll, ku punon prej më shumë se 15 vitesh.
Në vitin 2018, ajo u emërua si Drejtoreshë Ekzekutive e Olympiacos, dhe e mbajti atë detyrë deri në qershor të vitit 2022.
Gjithashtu, në vitin 2019 u emërua anëtare e Bordit Ekzekutiv të ECA (Shoqata e Klubeve Evropiane) dhe ende e mban atë pozicioni sot.
Grekja vjen nga një familje sportistësh, pasi babai i saj, Sotiris, ishte portier, ndërsa ajo ka luajtur volejboll
Lina kishte fjalë të mëdha kur Jose Mourinho u emërua si trajner i Romës.
“Ai është një trajner i madh, trajneri numër 1. Jam i sigurt se do të ketë sukses edhe në Romë”, deklaroi ajo.
Lina është e martuar dhe ka dy fëmijë, të cilët janë tifozë të futbollit. Në shtëpi ajo ka një fanellë të Juventusit, atë të Cristiano Ronaldos . Vajzës së saj të vogël ia ka dhuruar Andrea Agnelli, që ajo të bëhej një fanse juventine.
Ndërsa djali i saj është tifoz i Olympiacosit dhe Manchester United. Të dy janë fansa të Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/