Sot (e premte) Devilwalk është konfirmuar si trajneri i ri i ekipit Bad News Eagles, pas largimit të Klesti ‘stikle’ Kola në dhjetor të vitit të kaluar.
Jonatan ‘Devilwalk’ Lundberg i cili kohëve të fundit ishte aktiv në rolin e analistit në ngjarje të ndryshme, ka pasur një të kaluar mjaft të ndritur në CS:GO.
Trajneri suedez, i cili është 31 vjeç, karrierën profesionale të CS:GO e nisi tek ekipi Epsilon ku qëndroi për rreth pesë muaj.
Më pas u transferua tek ekipi i famshëm fnatic, ku në vitin 2013 fitoi turneun e parë Major të CS:GO, DreamHack Winter 2013, pasi mposhti ekipin NIP në finale.
Pjesë e formacionit të ekipit së bashku me Devilwalk ishin edhe flusha, JW, pronax dhe znajder.
Më pas Devilwalk kishte kaluar në rolin e trajnerit, ku në vitin 2015 përsëri më fnatic fitoi turneun Major, ESL ONE Katowice.
Suedezi përveç te fnatic, ishte pjesë e organizatave të shumta si lojtar dhe trajner, siç janë: Luminosity, OpTic, Chaos, NoChance, GODSENT dhe më shumë.
Ai mori pjesë në një numër të madh të ngjarjeve profesionale të CS:GO, dhe ka përvojë të madhe e cila pritet ta ndihmoi ekipin shqiptar Bad News Eagles në fitimin e trofeve. /Telegrafi/