Wissam Ben Yedder, njeriu që dritat e Old Trafford ranë mbi të martën në mbrëmje, me dy gola të shënuar ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi 27 vjeçar vjen nja një lagje e rrezikshme në afërsi të Parisit, aty ku edhe e nisi me futbollin.
Shoku i tij më i mirë është një tjetër imigrant, por yll i madh i futbollit, Riyad Mahrez.
Edhe pse është djalë i emigrantëve tunizian, ai ka zgjedhur ta prezantojë Francën para Tunizisë.
Pesë herë Tunizia i ka dërguar ftesë dhe po aq herë, Yedder ka thënë jo, e fundit në tetor të vitit 2017.
Që atëherë, Tunizia është kualifikuar për Kupën e Botës në Rusi dhe është në një grup me Anglinë.
Pse e ka refuzuar Tunizinë…
Për fat të Tre Luanëve, Ben Yedder gjithmonë ka pasur dëshirë të luajë për Les Bleus.
Kjo është arsyeja pse kur Tunizia e thirri, ai e refuzoi aq herë.
“Kam shumë respekt për Tunizinë, por Franca është diçka tjetër, është ekipi për të cilin dua të luaj”.
“Për momentin menaxheri (Didier Deschamps) zgjedh të tjerët, por natyrisht është një ëndërr që të luaj në Kupën e Botës me Francën”.
“Nëse vazhdoj të shënoj gola në Sevilla dhe në gara si Ligën e Kampionëve, mund të përmbushet kjo ëndërr”.
Vështirë të rritesh si djalë i emigrantit
Lindja në një lagje si Sarcelles, ka bërë që Ben Yedderit të arrijë sukseset e mëdha duke mos u dorëzuar.
Jo shumë e bëjnë këtë dhe mbesin gjallë. Kjo pasi të gjithë lidhen me bandat e krimit që janë të stacionuara në atë lagje, por ai ishte i vendosur.
“Kam pasur një fëmijëri mjaft të vështirë”, ka thënë Ben Yedder për Uefa.com.
“Shumë njerëz nuk kanë sukses. Ka shumë lojtarë të rinj të talentuar dhe shumë lojtarë me potencial të madh, por që nuk arrijnë të shpërthejnë”.
“Është me të vërtetë e vështirë, sepse ka shumë lojtarë, të cilët, fatkeqësisht, nuk kanë sukses”.
Para se të bëhej futbollist profesionist luante futsall
Para se të bëhej lojtar profesionist, Ben Yedder, aftësitë e tij em topin i ka treguar në futsall.
AI ka luajtur me klubin Garges Djibson në kampionatin francez, para se të ftohej në Francën U-21.
Klubi i UJA Maccabi Paris Metropole e pa potencialin tij dhe e mori në skuadër, para se ta transferonte në Toulouse.
“Nga futsalli, kam marr disa nga lëvizjet më specifike”.
“Po ashtu ma ka përmirësuar reagimin. Futsalli të ndihmon shumë. Po ashtu edhe lëvizjet para porte”, ka thënë ai.
Ai ka një lidhje të veçantë me Mahrezin e Leicesterit që janë rritur së bashku në geto
Ben Yedder dhe Mahrez janë rritur së bashku, kanë luajtur futboll së bashku.
“Është mirë të shikojmë përsëri atje ku kemi luajtur në lagje, ku na bërtisnin mamatë dhe luanim në turnetë e futbollit “.
Ai njihet si futbollist që bën shaka në rrjetet sociale me klube si Unitedit, por dhe Arsenal e Milan.
Ai ka shënuar tre gola ndaj Liverpoolit në barazimin 3-3, ndërsa kishte shkruar: Shpresoj që Milani ta ketë parë këtë”.
Vakia më e madhe është me West Hamin që ishin afër ta blinin për 8 milionë euro në vitin 2016, por nuk e morën se ishte i shkurtër sipas tyre për futbollin anglez.
Por duke e parë që ka arritur të shënojë ndaj Liverpoolit dhe Man Unitedit, ai tregon diçka tjetër. /Telegrafi/