Mathys Tel është lojtari i ri i Bayern Munichut, pasi nënshkroi kontratë me klubin, ndërsa bavarezët do të paguajnë 20 milionë euro, plus 8.5 në bonuse.
Sulmuesi i lindur në vitin 2005 është një nga ‘xhevahiret’ e futbollit francez.
Ai ka luajtur vetëm 79 minuta si profesionist në kampionat, Kupë dhe Ligë të Konferencës, nuk ka shënuar gol. Ai mezi ka luajtur 7 ndeshje me ekipin e parë të Stade Rennais, në të cilat debutoi në moshën 16 vjeçare, ndërsa u ble si zëvendësues për Robert Lewandowskin.
Welcome to #FCBayern, Mathys Tel! 🔴⚪
Read more: https://t.co/R345084Esm
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 26, 2022
Ylli i ri francez është 1.83 metra i gjatë, është i shpejtë dhe ka hapa të mëdhenj, në sulm punon në të gjitha pozitat, por qendra i shkon më shumë.
Your new number 39! 🔴⚪#ServusTel #MiaSanMia pic.twitter.com/qOYnkMl9Dg
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 26, 2022
Tel u bë i njohur në Kampionatin Evropian U17 ku shënoi 3 gola dhe dha 1 asistim, duke qenë lojtar kryesor i Francës që u shpall kampion.
Sulmuesi i ri ka nënshkruan kontratë deri në qershor të vitit 2027 dhe do të mbajë numrin 39.
𝐓𝐄𝐋 𝟑𝟗
Get your jersey: https://t.co/YTJrIkTEYv#ServusTel #FCBayern
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 26, 2022
Ka edhe nga ata që e konsiderojnë si ‘mini Mbappé’, mes tyre edhe trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann.
“Në një të ardhme jo shumë të largët, ai do të shënojë 40 gola në sezon. Por do të isha i lumtur nëse ai do të shënonte 10 në këtë sezon të parë”, ka thënë Julian Nagelsmann. /Telegrafi/