Telegrafi

Kush e vrau tifozin e AEK-ut në Athinë? Një kroat, një shqiptar dhe tre grekë janë të dyshuarit kryesorë

Policia greke po zbardh misterin në hetimet për vrasjen e tifozit të AEK-ut, Michalis Katsounis dhe në fokus është zbulimi i personit që goditi për vdekje të riun, shkruan mediumi grek Prototema.

Michalis u vra tragjikisht natën mes të hënës dhe të martës gjatë një konfrontimi me tifozët e Dinamo Zagreb, Bad Blue Boys.

Hetimeve po i shtohen pamjet e reja të video survejimit, deklaratat dhe provat dhe nata tragjike po fillon dalëngadalë të zbardhet.

Hetimi i deritanishëm ka çuar në pesë të dyshuar kryesorë, një kroat, një shqiptar dhe tre grekë.

Gjegjësisht, kroati dhe shqiptari në momentin e arrestimit kishin thika me gjurmë gjaku dhe u ndanë menjëherë nga të tjerët të arrestuar si të dyshuar për vrasje.

Lexo po ashtu Përleshje të mëdha në Athinë, një tifoz i AEK-ut mbetet i vdekur nga ata të Dinamo Zagreb - UEFA vendos ta shtyjë ndeshjen

Shtetasit e dyshuar grekë janë tifozë aktivë të Panathinaikos dhe tashmë janë të njohur për policinë, duke qenë se kanë disa vepra penale.

Kujtojmë se Michalis u vra gjatë konfliktit me tifozët e shkaktuar nga Bad Blue Boys pranë stadiumit të AEK-ut. /Telegrafi/