Site icon Telegrafi

Kush e vesh dhe çfarë ha para se të dalë Mbretëresha Elisabeth!

Edhe pse 92 vjeç, Mbretëresha Elizabeth II shfaqet, në daljet zyrtare, në formë të shkëlqyeshme fizike

Përveç kësaj, veshjet e saj shumëngjyrëshe, dorezat e çmuara dhe kapelat e bëra nga ana e saj e bëjnë gjithmonë elegante.

Lëkura e saj është gjithmonë e ndritshme dhe e ndriçuar sikur të kishte një sekret për formën e saj për t’u pasur zili.

Veshja

Veshjet e saj menaxhohen dhe mirëmbahen nga Angela Kelly, asistentja e saj personale, e cila vendos se çfarë rroba duhet të veshë Madhëria e saj. Ka edhe tri gra të tjera të përfshira në veshjen e saj, një rit shumë i rëndësishëm për mbretëreshën. Ekziston edhe një parukiere personale, e cila vepron pasi të përfundojë veshja.

Banja

Ndërsa Mbretëresha pi një gotë çaj dhe dëgjon në radio, një grua përgatit një vaskë për të. Temperatura, sipas Daily Mail, duhet të matet me një termometër të veçantë prej druri. Maksimumi 17cm ujë në vaskë.

Shampanjë

Asnjë supë për të, por një përbërës tjetër sekret, shampanjë. Sipas kushëririt të mbretëreshës, Margaret Rhodes, Madhëria e Saj është mësuar të pijë një gotë shampanjë çdo mbrëmje. Dhe në bodrumin mbretëror ka lloje të ndryshme përfshirë Bollinger, Lanson, Moet & Chandon, Veuve Cliquot, Laurent Perrier, Krug.

Kujtesa

Shampanja përmban më pak kalori se vera dhe, sipas shkencës, ndihmon në kujtesën. Në të vërtetë thuhet se Elizabeta II nuk ka nevojë për shumë shënime sepse kujton gjithçka shumë qartë.

Akulli

Shampanjë nuk është alkooli i vetëm që i lejohet: Madhëria e Saj, sipas shefit të Darren McGrady, pi një xhin dhe një aperitiv të ëmbël me një fetë me limon dhe shumë akull. Para drekës. Menyja e saj është shkruar në frëngjisht.

Torta

Para një daljeje zyrtare – duke përfshirë atë me Kate Middleton – ajo gjithmonë ha një fetë me tortë të bërë nga kuzhinieri i saj (torta e saj e preferuar është tortë me çokollatë). Duket se Madhëria e Saj e ha atë pak para se të dalë, por nganjëherë e shijon atë në tren apo në makinë, veçanërisht kur duhet të bëjë udhëtime të gjata. /Telegrafi/

Exit mobile version