Telegrafi

Kush e bleu domenin e Google.com për 12 dollarë

Por një student dhe ish-punonjës i Google, Sanmay Ved arriti ta blejë atë vetëm për 12 euro, por e kishte atë në pronësi vetëm për një minutë.

Këtë përvojë ai e postoi në “LinkedIn”, ku tha se po bënte një kërkim të rastësishëm të emrave të domain-eve, kur gjeti se “Google.com” ishe e lirë.

Ai klikoi për të kryer pagesën dhe pronësia e “Google.com” kaloi tek ai, megjithëse për vetëm 1 minutë. Gjatë kohës që Ved ishte pronar i “Google.com”, ai tha se kishte marrë mesazhe nga webmasteri i Google, si edhe njoftime nga faqe të tjera interneti, të cilat janë në pronësi të Google, duke treguar se në të vërtetë ishte pronar i saj, transmeton tch.

Për këtë rast, Google pranoi gabimin për atë që ndodhi. Por ky nuk është rasti i parë që domain-et shiten me çmime jo reale. Rreth një vit më parë një domain me vlerë rreth 15 mijë dollarë u ble nga një person për vetëm 10.99 dollarë.