Site icon Telegrafi

Kush do të thoshte që gruaja do të turpërohej të zhvishej para burrit

Shkencëtarët në një hulumtim kanë përfshirë 1.902 femra nga e tërë Britania e Madhe, ndërkaq ato të cilat janë të martuara i kanë pyetur se kur për herë të fundit e kanë lejuar bashkëshortin ta shohë lakuriq. 16 për qind e femrave kanë thënë se si bashkëshortin e tyre nuk e kanë lejuar ta shohin lakuriq plot 12 muaj.

Si arsye për këtë, gjysma e femrave të anketuara kanë theksuar pasigurinë dhe ndjenjën jo të mirë kur është fjala për dukjen lakuriq të trupit të tyre, ndërkaq pjesa tjetër thekson uljen e dëshirës për të bërë seks.

Rreth 40 për qind e femrave thonë se si në masë të dukshme ka ndikuar në lidhjen e tyre me partnerin, ndërkaq 36 për qind thonë se si fshehja e lakuriqësisë ka shkaktuar grindje me partnerin.

Femrat do të duhej të dinin që madje edhe nëse nuk janë plotësisht të kënaqura me trupin e tyre, janë goxha të mëdha shanset që partneri i tyre fare të mos i vërejë të metat, ndërkaq asnjë lidhje nuk duhet të vuajë për shkak të mungesës së vetëbesimit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version