Në vazhdën e takimeve të shumta, kandidatja për kryetare, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar edhe një takim me disa nga bizneset prodhuese të komunës së Gjakovës.
Gjatë këtij takimi Kusari Lila ka paraqitur disa nga arritjet dhe lehtësirat e krijuara në fushën e biznesit përmes iniciativave të ndryshme, sic është heqja e taksës në firmë si dhe skema e Granteve e aplikuar për herë të parë në nivel komunal.
“Jam e nderuar që gjatë këtij mandati kemi qëndruar shumë afër komunitetit të biznesit, jemi takuar shpesh herë dhe kemi diskutuar për sfidat dhe pengesat që ju dalin gjatë rrugës së biznesit. Jemi munduar që të lehtësojmë fushën e të bërit biznes në komunën e Gjakovës duke ju ofruar mundësi më të mira për punë, qasje në grante, si dhe infrastrukturë me të mirë për tërheqje edhe të investimeve të huaja”, ka shtuar Kusari Lila.
Gjithashtu, kryetarja Mimoza Kusari Lila, ka shprehur gatishmërinë që në katër vitet e ardhshme klima e të bërit biznes do përmirësohet akoma më shumë përmes vazhdimit të granteve Komunale, ndarjen e fondit të inivacionit dhe shumë angazhime tjera që ndërlidhen në fushën e bizneseve prodhuese të Komunës së Gjakovës.