Kryetarja e Komunës së Gjakovës, njëherësh kandidate për kryetare nga “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në një takim të përbashkët pensionistët e Gjakovës, me të cilët ka biseduar rreth qeverisjes katërvjeçare si dhe planet për programin e ardhshëm qeverisës.
Kusari-Lila ka theksuar se ka arritur të bëjë “projekte madhore në interesin e përgjithshëm të qytetarëve”.
“Është shumë e rëndësishme që projektet që kemi filluar tash e katër vite, të finalizohen në një mandat të ardhshëm, për të vulosur suksesin në Gjakovë. Këtë do ta arrijmë me barazi dhe respekt për të gjithë ata që e meritojnë dhe punojnë me nder” , është shprehur Kusari Lila. /Telegrafi/