Kandidatja e Alternativës, për kryetare të Gjakovës, Mimosa Kusari-Lila , në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se mandati i saj qeverisës me Gjakovën ka qenë një mandat i suksesshëm.
“Periudha katër vjeçare e qeverisjes me Gjakovën ka qenë një periudhë e stabilizimit të komunës nga një gropë financiare të cilën e kemi trashëgua nga paraardhësi gjithashtu edhe në përpjekje të tërheqjes së investimeve.
Ka qenë një mandat i suksesshëm kemi 47 milionë euro donacione të ndryshme në projekte strategjike e zhvillimore në Komunën e Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka theksuar se janë komuna e parë që kanë ndarë buxhet për rininë.
Kusari-Lila ka thënë se qeverisja e saj ka arritur të minimozjë borxhet e trashëguara nga paraardhësit.
“5.7 milionë euro borxhe të trashëguara, sot bilanci financiar i komunës së Gjakovës efektiv në shtator të 2017 mbanë borxhe prej 700 mijë eurove”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/