Site icon Telegrafi

Kusari – Lila: Diferenca në mes partive do të jetë e ngushtë

Kandidatja për deputete në koalicionin LDK – AKR- Alternativa,  Mimoza Kusari – Lila, ka thënë për Telegrafin se është i bindur se koalicioni pjesë e së cilës është kryetarja e Gjakovës, do të dalë fitues i zgjedhjeve.

Sipas tij, do të jetë një garë e ngushtë në këtë garë, duke shtuar se “cilido koalicion që do të jetë fitues, do të jete diferencë e ngushtë”.

“Unë mendoj se vota e të papërcaktuarve do të jetë vendimtare se kush do të fitojë”, ka theksuar ajo.

Më tutje Kusari – Lila, ka theksuar se koalicioni PAN nuk është i harmonizuar në mes vete, sepse e kanë përgatitur elektoratin për diçka tjetër, duke shtuar se “vetëm 24 orë para nënshkrimit Haradinaj ka thënë se është në vija të kuqe për PDK, por më pas u bashkuar me ta”.

Ajo ka theksuar se nuk është penduar që është larguar nga Aleanca për Kosovë të Re (AKR), duke thënë se ky largim ka ardhur për arsye se brenda partisë ishte krijuar një ambient i cili nuk i ka përkrahur idetë e saj.

“Ka pasur akuza të rënda nga kampi i AKR, që më pas janë modifikuar, duke shtuar se tash si pjesë e koalicionit nuk po paraqitet asnjë problem në këtë bashkëpunim me ish – partinë e tij”. /Telegrafi/

Exit mobile version