Telegrafi

Kurshumlija vëzhgues, Mumini gjyqtar në FIBA Europe Cup Women

Jo vetëm skuadrat kosovare do të paraqiten në garat evropiane.

FIBA Instruktori Nacional dhe Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija do të jetë vëzhgues në ndeshjen e grupeve në FIBA Europe Cup Women mes Ragusa Dubrovnik dhe Bursa Uludag Basketbol.

Po në këtë sfidë do të gjykojë gjyqtari i njohur nga Kosova, Xhelal Mumini.

Ky takim do të zhvillohet të enjten, më 19 tetor nga ora 18:00 në Dubrovnik të Kroacisë.

Kjo është edhe një ndeshje ndërkombëtare për Kurshumlijën dhe Muminin, ndërsa kanë qenë të deleguar në shumë evente evropiane. /Telegrafi/