Telegrafi

Kurrë nuk do të kishit thënë që kjo ju zbulon: Testi i shkurtër tregon anën e fshehtë të karakterit tënd

Psikologët thonë që shprehitë tona të përditshme mund të zbulojnë shumëçka për vetë ne, vetitë dhe karakterin tonë

Njëra ndër shprehitë e tilla është edhe mënyra se si e bartin çantën. A e bartin në shpinë, në supe, në dorë, mbi supe?

Shikoni këtë test të thjesht, gjeni figurën e cila bart çantën ashtu siç e bartni ju dhe lexoni tekstin nën të. Na besoni, do të befasoheni! – transmeton Telegrafi.

1. Në shpinë

Nëse e bartni çantën në shpinë, jeni të gatshëm për aventurë dhe udhëtim në çdo moment.

Jeni të kujdesshëm ndaj dëshirave dhe interesimeve të të tjerëve, gjë që ju bën person të cilin të gjithë dëshirojnë ta shoqërojnë.

2. Në dorë

Nëse e mbani fort në duar gjënë e çmueshme, moto juaja është “kontrolli absolut dhe i plotë mbi të tjerët”.

Dëshironi që të jeni në rrjedha dhe për çdo gjë të keni mendimin tuaj. Të tjerëve mund t’u thoni të vërtetën për ta – natyrisht, nëse ju pyesin. Besueshmëria juaj është legjendare.

3. Në sup

Njerëzit të cilët e bartin çantën në sup dëshirojnë të lexojnë: kjo mënyrë e bartjes u mundëson të nxjerrin librin e preferuar edhe praktikisht kur nuk ka vend për të.

Aq kanë taktikë saqë, madje edhe nëse përgjumen gjatë monologut tuaj, përgjumjen do ta bëjnë me sy të hapur, duke bërë me kokë në shenjë pajtimi kohë pas kohe.

4. Mbi supe

Nëse e bartni çantën në këtë mënyrë, asnjë kriminel nuk do të mund t’jua grabisë. Nga pak imponoheni me pasurinë tuaj, mirëpo njëkohësisht jeni edhe zemërgjerë.

Bëhuni i kujdesshëm, sepse dikush mund ta kuptojë këtë veti si dobësi dhe ta përdorë për dobi të veten.

5. Në bark (përpara)

Vërtet kush po ju detyron të nguteni? Tornado? Megjithatë jo, ai është vetëm person i cili bart çantën në bark (përpara). Ajo është mënyra e vetme që era të mos ia marrë me vete kur ai ecën me atë shpejtësi.

Ekscentriciteti i këtyre njerëzve shpesh i kalon kufijtë, mirëpo ky është goxha një paralajmërim se sa është i shpejtë truri dhe imagjinata e tyre. /Telegrafi/