Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e disa pacientëve të cilët janë mjekuar nga periudha 1995-2000. Rezultatet kanë treguar se pacientët të cilët kishin ndërprerë pirjen e alkoolit, një muaj pas vënies së diagnozës, në përqindje shumë më të madhe kishin qenë në gjendje t’i mbijetojnë kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse të mëlçisë, në raport me pacientët të cilët e kishin vazhduar pijen.
Nga këto të dhëna, autorët e studimit rekomandojnë se është shumë me rëndësi që të nxiten alkoolistët për ndërprerjen e konsumimit të alkoolit, me qëllim që të zvogëlohet numri i të vdekurve të shkaktuar nga cirroza e mëlçisë.