Telegrafi

“Kurrë nuk është e lehtë”, Deschamps flet për finalen e arritur dhe synon triumfin radhazi në Kupën e Botës

Didier Deschamps këmbëngul se nuk ka qenë detyrë e lehtë për Francën pasi ata rezervuan vendin e tyre në finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës duke mundur Marokun në gjysmëfinale.

Theo Hernandez dhe Randal Kolo Muani siguruan që kampioni në fuqi të rezervojnë një vend me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”, duke e mposhtur Marokun në një fitore me rezultat 2-0.

Trajneri i Les Bleus, Didier Deschamps foli pas ndeshjes dhe zbuloi emocionet e tij teksa turneu arrin kulmin.

“Ka emocione, krenari. Ishte një hap i rëndësishëm. Do të jetë një i fundit. Ne kemi qenë së bashku me lojtarët për një muaj, nuk është kurrë e lehtë, por ka qenë një gëzim deri tani”, ka thënë fillimisht Deschamps.

“Ndoshta mund të kishim luajtur më mirë, por në një finale kundër Argjentinës, për të dyja skuadrat do të jetë kundër skuadrës më të mirë që kanë luajtur deri më tani në turne”.

“Kemi dy ekipe me cilësi të mëdha dhe do të jetë në dorën e lojtarëve kyç për ta bërë atë ndryshim, ndoshta skuadra që bën më pak gabime do ta fitojë ndeshjen”, përfundoi trajneri francez.

Fitorja kundër Atlas Lions do të thotë që Franca është bërë skuadra e parë që nga Brazili në 2002 që arrin finalet e Kupës së Botës dy herë radhazi.

Deschamps tani ka gjithashtu mundësinë të bëhet personi i vetëm në historinë e Kupës së Botës që e ka ngritur trofeun si lojtar një herë, dhe më e rëndësishmja si trajner dy herë. /Telegrafi/