Site icon Telegrafi

Kuroni fytyrën me mollë: Bëni vetë kompresat, të cilat tenin tuaj do ta bëjnë më të shkëlqyer

Fytyrën mundeni ta kuroni me mollë, madje në mënyrë të thjeshtë

Tretmani me këtë pemë është shumë frytdhënës, sepse mbron organizmin nga radikalet e lira, shkaktarë të plakjes së lëkurës, transmeton Telegrafi.

Mollët përmbajnë edhe pektinë, e cila qetëson dhe zbut lëkurën, por edhe thartirën maleine, e cila vepron si piling. Mbron edhe kapilaret, sepse nxit mikroqarkullimin.

Për tipin normal të lëkurës bluani rreth 1,5 kg mollë me lëvore në aparat për bluarje të mishit, pastaj lëreni të qëndrojë në temperaturë dhome tetë orë.

Me ndihmën e fashës bëni kompresa nga molla dhe qiteni në fytyrë të pastruar më parë që të veprojë 20 minuta.

Pas heqjes së kompresave, fytyrën lajeni më parë me ujë të vakët, pastaj me ujë të ftohtë.

Për mbrojtje të lëkurës së thatë përzieni një të verdhë të vezës me 3 lugë të vogla mollë të grira në rende.

Përzierjen qiteni në fytyrë të njomur që të veprojë 30 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.

Pas tretmanit pjesët e thata të fytyrës do të bëhen të buta dhe mjaftueshëm të njomura, ndërsa lëkura në gjithë fytyrën do të jetë e tendosur. /Telegrafi/

Exit mobile version