Jo rrallë herë është raportuar për ndeshje të kurdisura në futbollin vendor, që jo rrallë kanë vendosur edhe kampionate.
Një delegacioni i FFK-së, ka qenë në Nion të Zvicrës, ku është takuar me disa zyrtarë të UEFA-s.
Zyrtarët e UEFA-s e kanë njoftuar për shumë gjëra delegacionin nga Kosova, mbi të gjitha për kurdisjet e ndeshjeve në të gjitha kampionet vendore, por edhe te kombëtaret.
“Delegacioni në përbërje Arianit Ahmeti, zv.sekretar i përgjithshëm dhe drejtor i zyrës ligjore, Ejup Osmani, zyrtar për integritet, Besim Kelmendi, prokuror i shtetit dhe Bajram Shabani, kapiten i policisë, kanë marrë pjesë në Nion në takimin me zyrtarët e UEFA-s, Nicholaus Raudenski, Peaker Graham dhe Massimiliano Michenzi”.
“Gjatë këtij takimi u bisedua rreth rrjedhës së kampionatit, por edhe ndeshjeve të Kombëtares”.
“Me këtë rast zyrtarët e UEFA-s kanë dhënë edhe disa këshilla për delegacionin e FFK-së lidhur me paralajmërimet rreth trukimit të ndeshjeve dhe dukurive tjera negative në futboll”.
“Po ashtu, u bë e ditur se UEFA i ka angazhuar pesë kompani, të cilat bëjnë monitorimin e ndeshjeve dhe çdo parregullsi evidentohet të organet e saj”.
“Sa i përket Kosovës këto kompani monitorojnë të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës, Ligës së Parë, ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës si dhe ndeshjet e ekipit kombëtar”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/