Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, ka marr ftesë nga kombëtarja e Brazilit për Kupën e Amerikës, ndërsa momenti kur ai e kuptoi këtë është kapur nga kamerat, ku nuk mungoi gëzimi i madh.
Ai ishte i rrethuar nga anëtarët e familjes në shtëpinë e gjyshërve të tij, ku Richarlison u ulur në tok, i kishte sytë drejt televizorit.
Në momentin kur u thirr emri i tij, e gjithë familja ishte në festë, sidomos sulmuesin anësore që ishte blerë për 50 milionë euro verën që lamë pas nga Evertoni.
https://twitter.com/FutbolBible/status/1129447802281648129?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1129447802281648129&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-richarlisons-incredible-reaction-to-being-called-up-to-brazils-copa-20190517
Nëna dhe babai i tij, por edhe e gjithë familja dolën të kënaqur me arritjen e djalit të tyre, pasi ish-sulmuesi i Watfordit, padyshim që e meriton një vend në sulmin e kombëtares.
Ai shënoi 13 gola në Ligë Premier për klubi nga Liverpuli, ndërsa gjithashtu bëri një debutim premtues në kombëtaren e tij, duke shënuar tre gola në tetë paraqitjet e tij të para për Selecaon.
Brazil announce their squad for Copa America 2019 🇧🇷 pic.twitter.com/0x9RUtAfXr
— B/R Football (@brfootball) May 17, 2019
Trajneri i Brazilit, Tite, ka zgjedhur një skuadër të fortë për turneun që mbahen në vendin e tij, ku dëshiron edhe të triumfojë. /Telegrafi/