Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7 shkallë të Rihterit ka goditur sot Meksikën, përkatësisht 17 kilometra në verilindje të Akapulkos.
Fuqia e tërmetit fillimisht ishte raportuar se ishte 7.4 shkallë, por USGS ka njoftuar se bëhet fjalë për një tërmet me thellësi prej 12.5 kilometra nën sipërfaqen e tokës, ku efektet më pas janë ndjerë mbi sipërfaqe, transmeton Telegrafi.
E lëkundjet i kanë ndjerë edhe shumë qytetarë që në ato moment ishin në teleferik në kryeqytetin meksikan. Ata i kaluan më shumë se një orë të bllokuar brenda dy kabinave të mëdha.
https://twitter.com/global_news01/status/1435443953323630594?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1435443953323630594%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3763423%2Fkad-je-krenuo-potres-bili-su-na-zicari-meksikanci-u-glavnom-gradu-osetili-sav-uzas-udara-od-7-setepeni-video
“Ka qenë një përvojë e tmerrshme. Asgjë nuk na tregonin. Dëgjuam paralajmërimin për tërmet, por në ato momente filloi gjithçka të dridhet dhe kabina ku ishin u ndal dhe nuk lëvizte fare”, ka thënë Gabrila Cruz.
E për shkak të masave epidemiologjike, në këto kabina lejohen vetëm nga gjashtë persona – megjithatë duket se ky kufizim nuk ishte respektuar.
Así se vivió el #sismo de 7.1 en el Cablebús en Iztapalapa; se activó protocolo de seguridad en ambas líneas.
Video: Especial pic.twitter.com/n6gJXcs0zC
— El Universal (@El_Universal_Mx) September 8, 2021
Sipas mbrojtjes civile, tërmeti ka shkaktuar edhe rrëshqitje dheu që bllokoi rrugët. Sipas kryetares së Akapulkos, Claudia Shinebaum, deri më tani nuk dihet vlera e saktë e dëmeve materiale. /Telegrafi/