Telegrafi

Kur do të zhvillohen ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve?

Tashmë janë bërë të ditura tetë grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin 2016/2017.

Grupi C shihet si më i vështiri pasi Pep Guardiola, si trajner i Manchester Cityt do të takohet me ish-skuadrën, Barelona.

Lexo po ashtu Këto janë grupet e Ligës së Kampionëve

Në këtë grup gjendet edhe Borussia Moenchengladbach dhe Celtic, transmeton Telegrafi.

Takimet e para do të zhvillohen më 13-14 shtator, ndërsa më poshtë gjenden datat se kur do të luhen ndeshjet e fazës grupore.

Lexo po ashtu Vëllëzërit Xhaka përsëri përballë njëri-tjetrit

Ndeshjet e para: 13-14 shtator
Ndeshjet e dyta: 27-28 shtator
Ndeshjet e treta: 18-19 tetor
Ndeshjet e katërta: 1-2 nëntor
Ndeshjet e pesta: 22-23 nëntor
Ndeshjet e gjashta: 6-7 dhjetor