Telegrafi

Kur të rikthehet Liga e Kampionëve, nuk do të ketë tifozë e as VAR?

Futbolli në momentin që do të rinisë, do të fillojë në masa të forta sigurie, por edhe pa tifozë në stadium.

Në garat evropiane mund të ketë edhe një tjetër risi, përveç se stadiumet do të jenë bosh, ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës mund të zhvillohen edhe pa sistemin VAR.

Sistemi VAR ishte futur së fundmi në garat evropiane, por se në vazhdon nuk do të ketë të tillë, lajmi publikohet nga mediat franceze.

RMC Sport raporton se frika e infektimit me coronavirus dhe distanca e shkurtër mes punonjësve në dhomat e VAR-it po i nxit drejtuesit e UEFA-s që të konsiderojnë mundësinë e heqjes së VAR-it për të mos rrezikuar jetën e punonjëse të vet.

Ndërkohë, në Francë zyrtarët e futbollit po përgatiten që kampionati të vazhdojë me VAR-in. /Telegrafi/